Vazhdojnë negociatat mes gjigantëve spanjoll për shkëmbimin Griezmann – Saul

Dy klubet spanjolle Barcelona dhe Atletico Madrid po përpiqen të arrijnë një marrëveshje shkëmbimi.

Sport

16/07/2021 23:40

Ditëve të fundit është përmendur shumë për një kalim të Antoine Grizmann në Atletico Madrid ndërsa Saul Niguez të transferohet në Barcelonë.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klubet kanë vazhduar me bisedimet por ende nuk kanë arritur marrëveshje për finalizimin e këtij shkëmbimit, transmeton lajmi.net.

Raportohet se drejtuesit e ‘Blaugranëve’ po kërkojnë të përfitojnë edhe disa para në këtë shkëmbim, pasi vlerësojnë se sulmuesi i tyre ka vlerë më të lartë në treg se mesfushori madrilen.

Në anën tjetër Saul ka interesim edhe nga disa skuadra angleze, dhe duket se Atletico është e gatshme ta largojë atë. /Lajmi.net/