Vazhdojnë lëndimet e futbollistëve te skuadra e Barcelonës
Barcelona vazhdon të ketë problem me lëndime.

Sport
Jorge Cuenca i është bashkuar listës së gjatë të futbollistëve të dëmtuar te skuadra katalane, raportojnë mediat spanjolle, transmeton lajmi.net.
Trajneri Quique Setien nuk do ta ketë në dispozicion as Cuencan për ballafaqimin me Napolin më 8 gusht në Camp Noun ë Ligën e Kampionëve.
Cuenca vuan nga një dëmtim në muskulim aduktor të këmbës së djathtë.
Setien aktualisht nuk mund të llogarisë në të suspenduarit Sergio Busquets e Arturo Vidal përfshirë të lënduarit Dembele, Araujo, Griezmann dhe Lenglet derisa Arthur Melo vazhdon të qëndrojë në Brazil. /Lajmi.net/