Vazhdojnë kolonat në kufi, deri në pesë orë pritje për të dalë nga Kosova

Në pikë kalimet kufitare me Serbinë edhe mëngjesin e sotëm po vazhdojnë kolonat.

Lajme

25/08/2019 08:20

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i lartë i pritjeve është në pikën kufitare në Merdare, pikë të cilën kryesisht e shfrytëzojnë bashkatdhetarët.

Këto pritje po shkaktohen në dalje të territorit të Kosovës, teksa janë krijuar kolona me gjatësi deri në 1200 metra.

Sipas këtyre të dhënave, në Merdare bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë apo 300 minuta për të dalë nga Kosova, shkruan lajmi.net

Ndërsa, te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta, kurse kolonat janë deri në 40 metra.

Vlen të theksohet se muajin e fundit, bashkatdhetarët në Merdare janë ballafaquar me pritje për orë të tëra për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi. /Lajmi.net/