Vazhdojnë kolonat, mërgimtarët po presin deri në shtatë orë për të dalë nga Kosova

16:53 | 14 Gusht 2019

Foto: Ilustrim

Kanë vazhduar edhe ditën e sotme kolonat në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Siç njofton që Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare janë deri në shtatë orë.

Kolonat për të dalur nga Kosova kanë arritur deri në 1 mijë e 400 metra.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 5 deri në 10 minuta, ndërsa kolonat janë deri në 50 metra.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në kufi janë të kalueshme. /Lajmi.net./