Vazhdojnë incidentet nëpër Shkup, “hetimet vazhdojnë”
Dhuna vazhdon nëpër Shkup dhe po vijojnë incidentet e sulmeve fizike nga huliganë që nuk bëhen publike nga autoritetet policore.
Lajme
Një incident i radhës ka ndodhur në fundjavë, kur dy të rinj janë sulmuar nga një grup huliganësh, raporton Ina.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 3.00 të mëngjesit të së dielës, kur dy të rinjtë janë sulmuar në afërsi të lokalitetit të njohur tek Barnatorja Bujqësore.
Nga ky sulm brutal, njëri nga viktimat ka përfunduar me plagë të rëndë, duke u therë me thikë. Policia ka dhënë informacione të shkurtra dhe pa detaje mbi incidentin, por duke njoftuar se është në kërkim të autorëve dhe zbardhjes së incidentit. (Ina)