Vazhdojnë gërmimet në Rashkë

Në gërmime në lokacionin e dyshuar për varrezë masive do të marrë pjesë edhe një ekip ekspertësh i kryesuar nga Drejtori i Departamentit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu dhe një ekip ekspertësh nga EULEX.

Lajme

10/12/2013 08:17

Sot në Rashkë të Serbisë në një lokacion ku dyshohet që mund të ketë trupa të viktimave të vrarë nga lufta e fundit në Kosovë, do të vazhdojnë gërmimet nga një ekip i përbërë nga ekspertë të Departamentit të Mjekësisë Ligjore të kryesuar nga Drejtori i këtij Departamenti, Arsim Gërxhaliu dhe një ekip ekspertësh nga EULEX-i.

Ka vite që në këtë lokacion dyshohet se janë varrosur trupat e shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës së vitit 1999.

Gërmimet ku është punuar edhe para dy muajve, kësaj radhe pritet të zgjasin pesë ditë, ndërsa nëse ky lokacion rezulton negativ, në pranverë të vitit të ardhshëm, po ashtu në Rashkë pritet të hapen edhe dy lokacione tjera të dyshuara, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Drejtësisë.