Vazhdojnë dramat edhe jashtë “BBVA”, Ronaldo i del në mbrojtje Luizit teksa nuk le gjë pa thënë për Meridianin
Deklarata e Luizit lidhur me shoqërinë e tij ka nxitur padyshim reagime në rrjete sociale. Për Meridianin ai madje u shpreh se nuk e njeh mirë, shkruan lajmi.net. Kaq ka mjaftuar që, Meridiani të reagojë e madje kishte nxjerrur edhe foto të dikurshme ku shiheshin të dy krah të fejuarave të tyre. Së fundi, me…

ShowBiz
Deklarata e Luizit lidhur me shoqërinë e tij ka nxitur padyshim reagime në rrjete sociale.
Për Meridianin ai madje u shpreh se nuk e njeh mirë, shkruan lajmi.net.
Kaq ka mjaftuar që, Meridiani të reagojë e madje kishte nxjerrur edhe foto të dikurshme ku shiheshin të dy krah të fejuarave të tyre.
Së fundi, me anë të disa postimeve në InstaStory, Meridiani gjithashtu ngriti dyshimet se “thumboi” sërish Luizin sërish.
“Zoti të dhëntë bereqet në tru”. “Përpiqu të jesh një vlerë, jo një sukses”, ishin këto dy postimet e Meridianit.
E teksa një reagim nga Luizi nuk ka ardhur, këtij të fundit duket se i ka ardhur në mbrojtje Ronaldo Sharka.
Teksa ka ripostuar InstaStory-n e Meridianit, Ronaldo shkruan:
“Meridian filozofi. “Zemra e thyer” së shpejti në çdo librari nga Meridian Ramçaj”.
Ronaldo nuk e lë me kaq, pasi në një tjetër postim shprehet:
“Qyqja Meridiano. Unë kështu statusesh kam parë kur njerëzit janë ndarë nga e dashura ose i dashuri. Çke, o bir? Hajde me lalin tënd gjejmë se kush është menaxheri i Deas se është më interesante sesa të vuash.”
Sa i përket deklaratave të Ronaldos, nuk ka ardhur një reagim nga Meridiani./Lajmi.net/