Vazhdojnë bisedimet mes gjigantëve spanjollë për shkëmbimin Griezmann – Saul

Dy klubet spanjolle po synojnë të arrijnë marrëveshje për ndërrimin e futbollistëve.

Sport

11/07/2021 13:40

Sipas mediave spanjolle, Barcelona dhe Atletico Madrid janë në bisedime të avancuara për shkëmbimin e futbollistëve Antoine Griezmann dhe Saul Niguez, transmeton lajmi.net.

‘Blaugranët’ janë duke punuar të zgjidhin problemet financiare, dhe këtë po synojnë ta bëjnë përmes shitjes së disa futbollistëve apo zbritjes së pagave të tyre.

Thuhet se në listën e lojtarëve që mund të largohen nga “Camp Nou” është edhe sulmuesi francez, i cili mund të përfshihet në marrëveshjen me Saul.

Negociatat pritet të vazhdojnë edhe më tutje, dhe një marrëveshje mund të rrihet brenda afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/