“Vazhdo të shkëlqesh”, Vlora Çitaku me urim të veçantë për Rita Orën

Çitaku zgjodhi fjalët më të bukura për ta uruar artisten për ditëlindjen e 30-të.

ShowBiz

26/11/2020 17:00

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, sot feston ditëlindjen e 30-të, shkruan lajmi.net.

Natyrisht që në adresë të Ritës në këtë ditë kanë shkuar urime e dhurata të shumta, si nga familja, ashtu edhe nga fansat, miqtë e shoqëria.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, e uroi këngëtaren me anë të një fotografie me çiftin Obama.

“Urime ditëlindjen Rita ORa. Një shpirt i bukur që vazhdon të sjellë kaq shumë gëzim për të gjithë ne! Vazhdo të shkëlqesh”, ka shkruar ajo.

Në këtë ditë, Rita shpalosi fotosesionin e ri, të cilin e ka realizuar për “Numero Berlin”, ku erdhi tejet joshëse. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)