Vashat U17 të Kosovës pësojnë humbje nga Franca

Edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të raundit të dytë të Ligës A Grupi 5 për Euro 2023, Kombëtarja e Kosovës U17 e vajzave pësoi humbje. Kësaj radhe “Dardanet” e reja nuk arritën të përballojnë Kombëtaren e Francës, e cila kishte nivel dukshëm më të mirë, duke fituar 5:0. Pjesa e…

Sport

26/03/2023 18:16

Edhe në ndeshjen e dytë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese të raundit të dytë të Ligës A Grupi 5 për Euro 2023, Kombëtarja e Kosovës U17 e vajzave pësoi humbje.

Kësaj radhe “Dardanet” e reja nuk arritën të përballojnë Kombëtaren e Francës, e cila kishte nivel dukshëm më të mirë, duke fituar 5:0.

Pjesa e parë kaloi në shenjë të futbollisteve franceze, të cilat ishin më cilësore dhe më të përgatitura nga pikëpamja fizike sa që lenin përshtypje se janë më të rritura se vajzat kosovare.

Ato shënuan tri herë në këtë pjesë. Së pari Rambaud shënoi në minutën e 18-të për 1:0, ndërsa në minutën e 25-të Ben Khalied shënoi për 2:0 dhe në minutën e 36-të Jospeph shënoi për 3:0.

Edhe pjesa e dytë nuk pati dallime sa i përket lojës, pasi mbizotërimi i vajzave franceze vazhdoi. Në këtë pjesë u shënuan edhe dy gola, ku në minutën e 74-t shënoi Traore për 4:0, ndërsa pesë minuta më vonë në atë të 79-të Effi Efii vulosi rezultatin e ndeshjes në 5:0.

“Dardanet” ndeshjen e radhës dhe të fundit do ta zhvillojnë më 29 mars kundër Italisë./Lajmi.net/