Vasfije Krasniqi do të dëshmojë edhe në Kongresin dhe Senatin italian

Vasfije Krasniqi-Goodman, pritet që nesër të dëshmojë para Kongresit dhe Senatit amerikan për krimet e luftës në Kosovë.

Lajme

25/06/2019 11:18

Vasfije Krasniqi-Goodman, pas dëshmisë së saj dhënë në Kongresin amerikan për tmerrin që përjetoi gjatë luftës, tash do të dëshmojë edhe në Kongresin dhe Senatin amerikan, shkruan lajmi.net.

Dëshmia e Vasfije Krasniqit është bërë me inicimin e ambasadores së Kosovës në Itali, Alma Lama.

Në këtë dëshmi të Vasfije Krasniqi-Goodman, do të jetë edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur nga Nafil Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë se Vasfije Krasniqi-Goodman, është gruaja e parë e cila ka folur publikisht për dhunimin që ia kanë bërë pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Me inicimin e znj: Alma Lama ambasadore e Kosovës në Rome-Itali që Buqja të dëshmoi në Kongres dhe Senatin Italian, Buqja nesër do të pritet nga presidentja e Italisë ku edhe do të dëshmoi para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në Kosovë.

Bashkë me Buqen do të jenë të pranishme edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga, dhe dy deputete.

Deshmia do të behet nesër (26 qeshor)

Tashme opinjoni ndërkombtar po e kupton për dhunimet dhe krimet që Serbia i bëri në Kosovë.

Rruga e jonë për drejtësi do të marr perkrahjen e të gjithve. /Lajmi.net/