Varroset Paul Walker

Trupi i pajetë i ish aktorit Paul Walker është varrosur gjatë fundjavës në Los Angeles, mes lotësh e trishtimesh. Sipas ‘Us Weekly’, në fundjavë rreth 50 persona, miq të ngushtë dhe familjarë, ia kanë dhënë lamtumirën e fundit ish protagonistit të ‘Fast & Furious’. Sipas dëshmitarëve okularë, ceremonia ka qenë mjaft e trishtueshme dhe prekëse.…

ShowBiz

16/12/2013 06:00

Trupi i pajetë i ish aktorit Paul Walker është varrosur gjatë fundjavës në Los Angeles, mes lotësh e trishtimesh. Sipas ‘Us Weekly’, në fundjavë rreth 50 persona, miq të ngushtë dhe familjarë, ia kanë dhënë lamtumirën e fundit ish protagonistit të ‘Fast & Furious’. Sipas dëshmitarëve okularë, ceremonia ka qenë mjaft e trishtueshme dhe prekëse.

“Vetëm pak persona kanë mundur të thoshin diçka duke e kujtuar Paul’in. Mirëpo, ishte e vështirë për ta të flisnin, sepse të gjithë ishin në vaj dhe shumë prej tyre hasnin në vështirësi për t’i përfunduar fjalitë”, thotë një i pranishëm në varrim.

Më 30 nëntor, aktori ndërrroi jetë në moshën 40 vjeçare pas një aksidenti të tmerrshëm automobilistik, ku e humbi jetën edhe miku i tij, 38 vjeçari, Roger Rodas, që ishte vozitës i makinës. Pranë varrit u vendos një fotografi e madhe e Walker si dhe lule të bardha.

“Ishte një ditë me dhimbje të mëdha dhe shihej se askush prej tyre nuk ishte i gatshëm t’i thoshte lamtumirë Walker’it. Ishin edhe prindërit e tij, vëllezërit dhe pjesëtarët tjerë të familjes. Të gjithë e përqafonin njëri tjetrin dhe nuk dëshironin ta linin që të shkojë Paul…”, vazhdon burimi.