Varroset Fatos Nano, trupa ushtarake e nderoi me të shtëna armësh

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është varrosur sot në varrezat e Sharrës, në një ceremoni më private, përkundër homazheve që u bënë nga shumë miq të të ndjerit dhe fytyra të njohura shqiptare. Sipas ABC News, në varrezat e Sharrës ishin familjarë dhe një grup i vogël të afërmish dhe miqsh. Djali i tij, Sokol…

Lajme

02/11/2025 17:54

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, është varrosur sot në varrezat e Sharrës, në një ceremoni më private, përkundër homazheve që u bënë nga shumë miq të të ndjerit dhe fytyra të njohura shqiptare.

Sipas ABC News, në varrezat e Sharrës ishin familjarë dhe një grup i vogël të afërmish dhe miqsh.

Djali i tij, Sokol Nano, pati edhe një falënderim zemre për të gjithë pjesëmarrësit:

“Po përcjellim tim atë, të pazëvendësueshmin. Tani e tutje jeta s’do të jetë më e njëjtë pa ty. Në emër të të gjithë familjes ju falënderoj që na gjendeni pranë në këtë ditë të vështirë. Ua shpërblefshim në gëzime në familjet tuaja,” tha i biri, Sokol Nano.

Por edhe këtu nuk mungoi mirënjohja shtetërore. Trupa ushtarake e nderoi ish-kryeministrin Nano me të shtëna armësh.

Ish-kryeministri Nano do të prehet në një kënd të veçantë të varrezave të Sharrës.