Varreza masive në Rudnicë mund të fshehë mbi 450 trupa

Haki Kasumi, nga Këshillit Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, thotë se në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, mund të jenë të varrosur trupat e më tepër se 450 shqiptarëve. “Por, e vërteta do të del atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi", thotë ai.

Lajme

09/08/2014 16:05

Kasumi thotë se pala serbe ka qenë destruktive dhe ka bërë obstruksione të shumta që nga fillimi i gërmimeve.

“Kemi bindjen dhe burime të palës serbe se në Rudnicë të Rashkës gjendet një numër i madh i mbetjeve mortore të shqiptarëve të vrarë padrejtësisht gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Shifrat varirojnë nga 250 edhe pse gjithherë them se janë burime nga institucioneve serbe, e ato mund të shkojnë deri në 450 ose edhe me tepër. Por e vërteta do të del atëherë kur të kryhet mihja dhe të bëhet identifikimi. Përndryshe jam i bindur se pala serbe e din në mos kofshin aty, janë në ndonjë varrezë afër ose rrethinë të Rashkës”, tha Kasumi për Radio Evropa e Lirë.

Sipas tij, gjatë gërmive në “Rudnica 1” janë gjetur rreth 50 trupa.

“Dy trupa janë identifikuar dhe janë të Rezallës së Komunës së Skenderajt gjë që korrespondon me numrin e gjetur deri tash dhe na mban shpresa që kjo pjesë e familjarëve të cilët fatkeqësisht i kanë varret e zbrazura që nga viti 1999″, thotë ai duke shprehur bindjen se aty mund të qëndrojnë komplet trupat e të vrarëve në Rezallë, “e poashtu supozojmë se mund të jenë edhe trupat e të vrarëve dhe të zhvarrosurve në Izbicë të Skenderaj”.

Nga lufta e fundit në Kosovë ende mbesin të pagjetur edhe mbi 1,700 veta. (REL)