Varka me 700 emigrantë përmbyset në Libi, qindra të vdekur

Qindra emigrantë mendohet të kenë humbur jetën pasi varka me të cilën udhëtonin ata u përmbys në brigjet e ujërave libiane. Autoritetet kanë thënë se mbi 100 të mbijetuar janë shpëtuar deri tani, ndërkohë që kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë ende.

Bota

05/08/2015 16:50

Varka raportohet të jetë përballur më vështirësi gjatë tërë rrugës, dhe si pasojë e një telefonate shqetësuese emigrantët u përqendruan në njërën anë të varkës, duke e shkaktuar përmbysjen.

Sipas marinës irlandeze, rreth 150 persona janë parë në det, transmeton Indeksonline. Mjekët pa Kufij me varkën e tyre shpëtuese “Dinjiteti” thuhet të jenë afruar afër vendin të ngjarjes për t’u dhënë ndihmën e parë mjekësore të mbijetuarve. Ndërkohë që edhe tri varka të tjera janë nisur drejt vendit të ngjarjes për t’i ndihmuar emigrantët. /Indeksonline/