Varhelyi në Rinas: 145 mijë vaksinat Pfizer, dhuratë nga BE

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Rinas me komisionerin Oliver Varhelyi, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e falënderoi atë për mbështetjen për shtetin shqiptar, e në veçanti për vaksinat që KE ka përcaktuar për vendet e rajonit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Lajme

05/05/2021 10:46

Sapo kemi përfunduar një takim shumë miqësor me komisionerin Varhelyi i cili dhe njëherë tjetër ka përçuar përkushtimin dhe mbështetjen jo vetëm për vendin tonë, por për të gjitha vendet e rajonit duke qenë qysh në krye të herës zëri i arsyes në KE për të mos e lënë jashtë Ballkanin Perëndimor nga skema e shpërndarjes së vaksinave. Ka arritur të materializojë një punë të tij disa mujore edhe me mbështetjen e Presidentes së KE duke përcaktuar 651 mijë doza të vaksinës Pfizer, të shpërndara proporcionalisht për vendet e rajonit. Unë dua t’i shpreh mirënjohjen dhe dua ta falenderoj publikisht për këtë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë kohë të jashtëzakonshme.”

Rama tha se falë komisionerit në radhë të parë, KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve europiane, përfshirë vendet e rajonit.

“Nga ana tjetër dua të nënvizoj faktin se falë komisionerit në radhë të parë, KE u rikthye si motor i solidaritetit jo vetëm për planet e rimëkëmbjes, por edhe për vaksinimin e vendeve europiane përfshirë në këtë rast 6 vendet e rajonit tonë. Nga ana tjetër më vjen natyrshëm që të kujtoj këtu se KE ka mundësuar njëkohësisht kualifikimin e vendeve të rajonit, por në këtë rast flas për Shqipërinë, për fondet për përballimin e pasojave shëndetësore të pandemisë përmes fondit të solidaritetit të BE. Janë afro 1 mln Ero që i takojnë Shqipërisë. Po ashtu KE ka miratuar propozimin e paketës makro financiare për BP duke disbursuar një lot të parë pre 90 mln Eurosh. Shuma totale prej BE-së prej 2.2 mld Euro do të kontribuojë edhe për lëvrimin e vaksinave për rajonin. Tani më kanë mbërritur dozat e para në Shqipëri. Deri në Gusht Shqipëria do të marrë të gjithë pjesën e saj të akorduar të vaksinave”.

“Me komisionerin kemi diskutuar edhe për vazhdimësinë e planit të madh të investimeve për Ballkanin Perëndimor ku Shqipëria bën pjesë si aktore në këtë proces. Jemi shumë optimistë që tani më shumë gjëra janë vënë në vijë dhe projektet e mëdha do të lëvizin në drejtimin e duhur.  Mirënjohje për ardhjen këtu personalisht për të dëshmuar jo vetëm simbolikisht, por edhe faktikisht qëndrimin në krah të vendit tonë dhe të gjitha vendeve të Ballkanin Perëndimor”, tha Rama më tej.

Vetë eurokomisioneti tha se Shqipëria do të marrë 145 mijë doza vaksina Pfizer të financuara 100% nga BE.

“Kemi punuar fort, por mendoj se po vijmë këtu në momentin e duhur, në një moment kyç, në një moment ku ne duhet të fillojmë të dalim tashmë nga kjo pandemi. Dalja nga pandemia është e mirë nëse ne promovojmë vaksinat dhe arrijmë t’i kemi ato. Për ne është prioritet që fqinjët tanë të kenë vaksina, të bëhet vaksinimi dhe prandaj, Ballkani Perëndimor është edhe më shumë i rëndësishëm. Shqipëria do të marrë 145 mijë doza vaksina Pfizer që BE jo vetëm po i sjell, por janë të financuara 100% nga BE. Këto janë një dhuratë për ju nga ana jonë, për t’ju treguar që ju keni rëndësi për ne. Një gjë tjetër që dua të bëj të qartë është që nuk do të kishim bërë të mundur këtë gjë pa miqtë austiakë dhe qeverinë austriake të civilët kanë qenë të rëndësishëm për ne”./tvklan