Vardy shpërblehet me pagë marramendëse

Skuadra e Leicester Cityt do ta shpërblejë sulmuesin kryesor, Jamie Vardy me kontratë të re.

Sport

02/02/2016 19:04

Jamie Vardy është afër që të nënshkruajë kontratë të re me Leicester Cityn, në të cilën do të përfitonte 80 mijë funte në javë, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Kjo shumë është mjaft e lartë për lojtarin i cili para pesë sezonesh luante në divizionin e tetë në Angli.

Sulmuesi anglez që është duke shkëlqyer në këtë edicion në Premierligë, duke shënuar 16 herë në 23 xhiro, pritet ta vazhdojë kontratën me ‘dhelprat’ edhe për tre vite e gjysmë.

Akoma nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga skuadra e Leicesterit, mirëpo Sky Sports mëson se të dy palët tashmë janë pajtuar dhe kontrata e re do të nënshkruhet deri në fund të javës.

Kujtojmë që Leicestery kryeson në tabelën e Premierligës me 47 pikë të tubuara.