Varane zbulon sekretin si ndalet Messi

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është hapur në lidhje me vështirësinë për ta ruajtur Lionel Messin, duke rrëfyer se i duhet më shumë se një lojtar për të mbajtur të qetë argjentinasin.

Sport

16/01/2020 22:30

Varane ka qenë një nga lojtarët kryesor në Bernabeu për gati një dekadë që kur u transferua nga Lens në vitin 2011, duke ngritur katër Ligë të Kampionëve dhe dy tituj të Ligës gjatë qëndrimit të tij.

Por ai dhe Sergio Ramos kanë vuajtur nga këmbët e Messit ndër vite, transmeton lajmi.net.

“Ju nuk mund të mbroheni siç bëni me të tjerët dhe kjo kërkon punë në ekip. Ju nuk mund ta lini atë vet”, tha mbrojtësi kur u pyet për Messin.

“Të jesh mbrojtës i Real Madrid do të thotë të jesh në gjendje të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë pas nesh”. /Lajmi.net/