Varane: Spekulimet rreth Neymar kanë ndikuar te Real Madridi

Raphael Varane thotë se dhoma e zhveshjes së Real Madridit “humbi rrugën” për shkak të spekulimeve rreth anësorit të Paris Saint-Germain, Neymar gjatë verës.

Sport

16/09/2019 21:29

Neymar e gjeti veten në qendër të një sagë transferimesh gjatë verës, pasi shprehu dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG vetëm dy vjet nga transferimi i tij me rekord botëror prej 222 milionë eurove nga Barcelona.

27-vjeçari ishte i prirur për një rikthim në ‘Camp Nou’, megjithëse Real Madrid gjithashtu hyri në garë me rivalët e tyre katalanas në pamundësi për të rënë dakord për një marrëveshje me kampionët francezë, përcjell lajmi.net.

”Çdo ditë dukej se kishte një njoftim të ri – ne përfunduam duke humbur ‘rrugën’ “, i tha ai Le Parisien.

“Ne nuk folëm për atë vazhdimisht, thjesht jemi përqendruar në fillimin e sezonit tonë”, zbuloi francezi. /Lajmi.net/