Varane: Nuk mund ta refuzoja Manchester United

Manchester United para pak çastesh konfirmoi transferimin e francezit Raphael Varanes, duke u prezantuar si lojtar i ri në Old Trafford në praninë e shikuesve.

Sport

14/08/2021 13:45

Pas transferimit tek ekipi anglez, francezi ka dhënë deklaratën e parë si lojtari më i ri i ‘djajve’.

Ai ka theksuar se Man United janë klub ikonik në futbollin botëror dhe nuk mund ta refuzonte këtë mundësi.

“Manchester United është një nga klubet më ikonë në futbollin botëror dhe shansi për të ardhur këtu dhe për të luajtur në Premier League është diçka që nuk mund ta refuzoja.

“Ka ende shumë më tepër që dua të arrij në karrierën time dhe e di që po bashkohem me një skuadër plot lojtarë të mëdhenj, të cilët do të kenë të njëjtën vendosmëri për të fituar ndeshje dhe trofe.

Ai gjithashtu ka theksuar se klubi anglez kanë bërë progres të madh viteve të fundit dhe janë gati për të luajtur në nivelet më të larta të mundshme.

“Duke folur me menaxherin mund të shoh se sa përparim është bërë gjatë sezoneve të fundit dhe tani i bashkohem një grupi të gatshëm për të luajtur në nivelin më të lartë.

“Unë dua të bëj një ndikim këtu dhe do të jap gjithçka për t’u bërë pjesë e historisë së shquar të këtij klubi”, është shprehur francezi Varane.

Transferimi i tij i kushtoi Man United rreth 40 milionë funte, dhe ai do të bartë fanelën me numrin 19. /Lajmi.net