Varane nuk ishte zgjedhja e parë e Man Unitedit

Manchester United në verë transferoi mbrojtësin Raphael Varane nga Real Madrid, por francezi mesa duket nuk ka qenë zgjedhja e parë.

Sport

16/09/2021 13:55

Varane iu bashkua Man Unitedit për një çmim të zbritur, që thuhet se vlente 50 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Qendërmbrojtësi erdhi me shumë eksperiencë në “Old Trafford”, pasi fitoi çdo trofe të mundshëm te Real Madrid.

Sidoqoftë, sipas Corriere dello Sport, Man United ishte i fokusuar njëherë te ylli i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Man United ofroi rreth 30 milionë funte te gjiganti italian, por që klubi e refuzoi.

Kësisoj, “Djajtë e Kuq” u fokusuan te fituesi i Kupës së Botës dhe brenda një javë e arritën marrëveshjen e plotë me lojtarin dhe futbollistin./Lajmi.net/