Varane në Chelsea?
Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane mund të transferohet në Chelsea, gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sport
Chelsea do ta transferojë mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Jose Mourinho ka dhënë aprovimin për realizimin e marrëveshjes me vlerë prej 19 milionë funte.
Strategu i Blues nuk e ka mbajtur të fshehtë dëshirën për transferimin e reprezentuesit francez në të kaluarën dhe tani Mourinho do të tentojë sërish pas vitit të ri.
Sipas njoftimeve, pronari i Chelseas, Roman Abramovich i ka premtuar Mourinhos fonde për transferimin e Varanes, i cili ende nuk konsiderohet si titullar i vazhdueshëm në ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti në Santiago Bernabeu.