Varane flet për shtyrjen e Euro 2020: Mirëqenia e lojtarëve duhet të merret në konsideratë

Raphaël Varane ka dhënë komentet e tij lidhur me shtyrjen e Kampionatit Evropian 2020.

Sport

27/04/2020 16:00

Fituesi i Kupës së Botës me Francën dhe Ligës së Kampionëve me Real Madrid, Varane, ka bërë thirrje që miëqenia e lojtarëve të merret në konsideratë, me rastin e shtyrjes së Euro 2020.

Kampionati Evropian 2020 planifikohej të mbahej në qershor të këtij viti, por përhapja e pandemisë Covid-19 ka bërë që ky kompeticion të shtyhet për vitin tjetër.

Raphaël Varane beson se lojtarët veçse kanë pasur kalendare të ngjeshura, kurse me shtyrjen, situata mund të bëhet më e vështirë, prandaj bën thirrje për konsideratë ndaj mirëqenies së lojtarëve.

“Ne duhet të adaptohemi. Ne veçse kemi pasur kalendare të ngjeshura”, ka thënë Varane për ‘FFF TV’, transmeton lajmi.net. “Shpresoj që liderët tanë të jenë të sigurt se kjo është diçka që mund të bëhet, dhe jo e pamundur për lojtarët”.

“Ne do të sohhim kur mund të kthehemi në punë, stërvitje dhe ndeshje. Do t’i marrim gjërat ashtu siç na vijnë. Është e vështirë të planifikohet përpara, po shohim dita-ditës”, ka thënë ndër të tjerash francezi.

Me kampionatët që kanë mundësi të luajnë deri më 3 gusht, lojtarët do të kenë shumë pak ditë pushimi para sezonit të ri. /Lajmi.net/