“Varane dhe Maguire do formojnë një dyshe të shkëlqyeshme”

Legjenda e Arsenalit, Robert Pires mendon se Raphael Varane do jetë transferim absolut te Man United dhe që do formojë partneritet të shkëlqyeshëm me Harry Maguire.

Sport

03/08/2021 23:07

Francezi pritet ta kompletojë kalimin te “Djajtë e Kuq” brenda 48 orëve, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Pires beson se Maguire dhe Varane do shkëlqejnë edicionin tjetër.

“Raphael do adaptohet në futbollin anglez. Do këtë ndeshje ku do këtë probleme fizike, por është lojtar me shumë eksperiencë”.

“E shoh duke bashkëpunuar mirë me Maguire, do formojnë dyshe të shkëlqyer”, tha ai.

Pos Varane, United edhe ka transferuar Jadon Sancho, derisa duan edhe shërbimet e Kieran Trippier, nëse Paul Pogba kalon te PSG-ja./Lajmi.net/