Vanessa Hudgens zbulon tatuazhin në gjoks pas ndarjes nga partneri

Vanessa Hudgens ka realizuar tatuazh një luledielli nën gjoks, pas ndarjes nga Austin Butler.

ShowBiz

24/01/2020 23:01

Ajo është ndarë nga i dashuri, Austin Butler, me të cilin ishte në lidhje prej kohësh, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Në periudhën e ndarjes, Vanessa Hudgens, përmes postimeve në Instagram tregoi tatuazhin e ri luledielli që e bëri nën gjoksin e majtë.

31-vjeçarja ngriti trikon e verdhë për t’i lënë 37.2 milionë ndjekësit e saj të shohin tatuazhin e saj të ri.

Ajo madje publikoi edhe një selfie para pasqyrës, me të cilën tregon nga afër atë tatuazh.

Austin dhe Vanessa ishin bashkë që nga viti 2011, ndërsa “US Weekly”, të premten e kaluar raportoi se ata kanë ndarë rrugët.

Të martën, Vanessa kishte darkuar me basketbollistin Kylie Kuzma, duke nxitur thashetheme për një lidhje të mundshme mes tyre. /Lajmi.net/