Van Persie pritet të mungojë në ceremoninë e Topit të Artë

Sulmuesi i Manchester United, Robin Van Persie pritet që të mungojë në ceremoninë e Topit të Artë që mbahet sonte në Cyrih të Zvicrës.

Sport

12/01/2015 15:07

Sipsa raportit të BBC, Van Persie u lëndua në takimin e djeshëm kundër Southamptonit dhe do të bëj skanime në spital gjatë ditës së sotme.

Ai kështu do të mungojë në ceremoninë e Topit të Artë, ku është nominuar për të fituar çmimin e golit të vitit apo më mirë të themi çmimin ‘Puskas’.

Për më shumë, holandezi është njëri ndër kandidatët kryesor për të fituar këtë çmim, pasi ka shënuar një gol të pabesueshëm në takimin kundër Spanjës në kuadër të Kupës së Botës në Brazil.