Van Persie në Fenerbahce?

Fenerbahce është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Robin van Persie.

Sport

04/11/2014 12:28

Fenerbahce është i gatshëm të tentojë transferimin e sulmuesit të Manchester United, Robin van Persie. Sipas tabloidit britanik “Daily Star”, klubi turk është duke përgatitur ofertë për golgeterin holandez.

Lideri i Kampionatit turk ka kontaktuar menaxherin e futbollistit për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të Van Persiet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mirëpo, 31-vjeçari nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester United, së paku deri në fund të këtij sezoni.  

Van Persie ngadalë do të ketë hapësirë gjithnjë e më të kufizuar për lojë për shkak të transferimit të Radamel Falcaos nga Monaco që pritet të mbetet në Old Trafford, edhe përtej këtij sezoni.