Van Persie injoron Messin dhe CR7: Këta tre futbollistë meritojnë Topin e Artë

Robin van Persie ka treguar emrat e tre futbollistëve që beson që meritojnë të jenë në podium për Topin e Artë, duke injoruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon.

Sport

09/07/2020 10:40

Ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, beson se sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, duhet të fitojë çmimin më të rëndësishëm individual.

Dyshja e Premierligës, Kevin de Bryune dhe Sadio Mane, njëri i Manchester Cityt dhe tjetri i Liverpool, janë dy lojtarët tjerë që plotësojnë treshen e tyre.

Nëse kjo listë e Van Persie vihet në lojë, do të ishte hera e parë që nga viti 2006 që as Messi dhe as Ronaldo nuk janë pjesë e top tre.

Që nga viti 2007, duke përmendur edhe vitin 2018, janë herat e vetme që Ronaldo apo Messi nuk kanë fituar Topin e Artë.

Lewandowski, De Bruyne dhe Mane asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e top treshes për Topin e Artë./Lajmi.net/