Van Persie i lumtur në Man Utd

Robin van Persie ka mbyllur derën e mundësisë së rikthimit në Arsenal gjatë verës duke thënë se dëshiron të mbetet në Manchester United dhe të vazhdojë kontratën me kampionin e Premierligës. Sulmuesi holandez spekulohej me largim nga klubi në fund të këtij sezoni. Mirëpo, ai ka insistuar se është i lumtur në Old Trafford dhe…

Sport

13/03/2014 22:53

Robin van Persie ka mbyllur derën e mundësisë së rikthimit në Arsenal gjatë verës duke thënë se dëshiron të mbetet në Manchester United dhe të vazhdojë kontratën me kampionin e Premierligës.

Sulmuesi holandez spekulohej me largim nga klubi në fund të këtij sezoni. Mirëpo, ai ka insistuar se është i lumtur në Old Trafford dhe ka shprehur gatishmëri të vazhdojë qëndrimin në klub.

“E vërteta është se jam i lumtur këtu në këtë klub. Kam nënshkruar për katër vjet dhe do të jem i lumtur nëse vazhdoj edhe më gjatë, përtej dy viteve të ardhshme të mbetura në kontratën time”, deklaroi ai.

“Kështu ndihem, edhe pse kjo është e kundërt nga ajo që është sugjeruar në media”.

Van Persie po ashtu mohoi spekulimet rreth marrëveshjeve me David Moyesin pas njoftimeve se nuk ka raport të mirë me menaxherin e Unitedit.

“Seancat stërvitore janë fantastike dhe kam mësuar shumë nga dita në ditë. Jam futbollist profesionist tashmë 12 vjet dhe nuk kam dyshim se jam duke mësuar gjëra të reja gjatë punës me David Moyesin”, përfundoi ai.