Van Persie gëzon Man Utd-in

Sulmuesi i lënduar i Manchester Unitedit, Robin van Persie është në rrugë të mirë për tu rikthyer nga lëndimi para përfundimit të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri David Moyes. Van Persie u raportua se do të mungojë për gjashtë javë pas lëndimit të gjurit që pësoi në qastet e fundit të fitores 3:0 ndaj Olympiakosit…

Sport

05/04/2014 11:48

Sulmuesi i lënduar i Manchester Unitedit, Robin van Persie është në rrugë të mirë për tu rikthyer nga lëndimi para përfundimit të këtij sezoni, ka njoftuar menaxheri David Moyes.

Van Persie u raportua se do të mungojë për gjashtë javë pas lëndimit të gjurit që pësoi në qastet e fundit të fitores 3:0 ndaj Olympiakosit në Ligën e Kampionëve muajin e kaluar.

Holandezi, i cili realizoi het-trik dhe e udhëhoqi Unitedin drejt çerekfinales ka munguar në sfidat me West Hamin, Manchester Cityn, Aston Villan dhe Bayern Munichun.

Por, Moyes ka njoftuar se 30-vjeçari është në rrugë të mirë drejt rikuperimit.

“Robin është në Holandë duke u trajtuar dhe njoftohemi në baza ditore për gjendjen e tij”, deklaroi Moyes.

Ai është duke shkuar mirë në procesin e rikuperimit. Fillimisht më është thënë se do të mungojë për gjashtë javë por tani duket se i nevojitet më pak kohë”.