Van Gaal: Shaw mungon disa javë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka bërë të ditur se përforcimi i ri Luke Shaw do të mungojë për disa javë për shkak të lëndimit që pësoi në takimin kundër Arsenalit.

Sport

28/11/2014 17:13

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, bërë të ditur se përforcimi i ri Luke Shaw ka dëmtuar ligamentet në nyjën e këmbës dhe do të mungojë për “disa javë”.

Përforcimi i cili erdhi gjatë afatit kalimtar të verës nga Southampton, u lëndua gjatë fitores 2:1 ndaj Arsenalit në Emirates Stadium në fundjavën e shkuar dhe i bashkohet listës së gjatë të futbollistëve të lënduar nga Old Trafford, si Daley Blind, Jonny Evans e Phil Jones.

“Luke ka pësuar një lëndim të ligamenteve, por nuk ka ndonjë komplikim serioz. Megjithatë, ai do të mungojë për disa javë për shkak të këtij problemi. Pikë”, deklaroi Van Gaal në konferencë për shtyp para ballafaqimit të radhës në Premierligë kundër Hull Cityt të shtunën.