Van Gaal: Pse të luajmë për vendin e tretë?
Louis van Gaal nuk është aspak entuziast për ta zhvilluar ndeshjen për pozitën e tretë ndaj Brazilit. trajneri holandez thotë se, ajo që çon më së shumti peshë është vetë trofeu i Botërorit.

Sport
Po të pyetej Louis van Gaal, Holanda nuk do ta zhvillonte fare ndeshjen për pozitën e tretë në Botërorin e Brazilit.
Selektori i Tulipanëve e thotë këtë pasi skuadra e tij meritoi më shumë, sipas tij, dhe se ajo që çon më së shumti peshë është vetë trofeu i Botërorit, e jo pozita e tretë.
“Nuk dua ta zhvilloj ndeshjen për pozitën e tretë, është e padrejtë, sepse e kemi një ditë më pak në dispozicion për t’u rikuperuar. Më e keqja është se ekziston mundësia që një skuadër si kjo e jona të humb dy herë rresht në një turne të mrekullueshëm që e bëri”, ka thënë trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit.
“E kam thënë edhe para 15 vjetësh. Vetëm një çmim që ka peshë është ajo që të jesh kampion i botës”, përfundoi Van Gaal.