Van Gaal në vend të Moyesit

David Moyes do të shkarkohet nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit në fund të sezonit, ka bërë të ditur tabloidi britanik Daily Mirror. Dhe, në vend të tij mund të vjen selektori i Holandës, Louis van Gaal. Moyes ka dëshpëruar në edicionin e tij të parë në detyrë prej kur u emërua pasardhës i…

Sport

12/04/2014 10:16

David Moyes do të shkarkohet nga posti i menaxherit të Manchester Unitedit në fund të sezonit, ka bërë të ditur tabloidi britanik Daily Mirror.

Dhe, në vend të tij mund të vjen selektori i Holandës, Louis van Gaal. Moyes ka dëshpëruar në edicionin e tij të parë në detyrë prej kur u emërua pasardhës i Sir Alex Fergusonit të pensionuar.

United nuk ka arritur të paraqet kandidaturë për mbrojtjen e titullit të kampionit në Premierligë dhe është eliminuar nga të gjitha garat e kupës përfshirë Ligën e Kampionëve.

Andaj, sipas Mirror, Moyes do të shkarkohet në verë për t’ia liruar vendin Van Gaalit i cili atëherë do të ndahet nga ekipi i Holandës, pas përfundimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil.

Van Gaal kërkohet edhe nga Tottenham.