lajmi.net

Van Gaal kritikon Van Persien

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, e ka kritikuar sulmuesin Robin van Persie për paraqitjen e zbehtë në ballafaqimin kundër Arsenalit, javën e shkuar.

Sport

29/11/2014 14:17

Robin van Persie ka marrë kritika nga menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, pas paraqitjes së zbehtë kundër Arsenalit në javën e shkuar.

Ish ylli i Arsenalit bëri vetëm 13 prekje me top në Emirates para se të zëvendësohej, ndërsa qarkullojnë njoftime se mund të zëvendësohet nga i riu James Wilson.

“Mendoj se 13 prekje janë shumë pak për një sulmues. Ju mund t’i numëroni prekjet me tij me top”, deklaroi Van Gaal.

“Më e rëndësishme ishte mënyra e lojës së tij, ishte një ndeshje e keqe prej tij. Për këtë arsye e kam zëvendësuar”, u shpreh ai. 

Van Gaal kritikon Van Persien

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka kritikuar sulmuesin e skuadrës së tij, Robin Van Persien për mënyrën sesi e festoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Chelseas.

Sport

27/10/2014 12:45

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal ka thënë se festa e golit të shënuar nga Robin Van Persie ishte thjeshtë një veprim jonormal.

“Ishte një reagim i një budallai pas shënimit të golit”, tha Van Gaal ne konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Unë e kam parë që ai ishte i emocionuar, mirëpo ai u ndëshkua dhe kjo nuk është një gjë e mençur nga ai”, përfundoi trajneri holandez.

LM