Van Gaal: Kështu nuk fitohet titulli

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka deklaruar se skuadra e tij duhet të përmirësohet në ndeshjet si mysafirë nëse dëshiron ta fitojë titullin e Premier Ligës.

Sport

02/01/2015 12:12

Van Gaal është shprehur i frustuar me barazimin e skuadrës së tij kundër Stokes, duke thënë se në këtë mënyrë nuk fitohet titulli i Premier Ligës.

”Kur dëshironi titullin duhet t’i fitoni edhe ndeshjet si mysafirë dhe për momentin ne nuk jemi duke e bërë këtë”.

”Ne nuk jemi duke humbur, por as duke fituar. Nëse dëshironi titullin duhet t’i fitojmë këto ndeshje”, tha trajneri holandez.

Kjo deklaratë vije pas barazimit të djeshëm ndaj Stoke Cityt me rezultat 1-1 në Britannia Stadium.