Van Gaal kërkon përforcime
Louis van Gaal ka kërkuar përforcime të reja në Manchester United, një javë pa përfunduar afati kalimtar. Trajneri holandez kërkon lojtarë që mund ta përmirësojnë ekipin e tij.

Sport
Louis van Gaal e pranon se Manchester United ka nevojë për përforcime, kur kanë mbetur pak më shumë se një javë deri në përfundimin e afatit kalimtar veror.
Djajtë e Kuq pësuan humbje 1:2 në shtëpi nga Swansea, përkundër prezencës në fushë të përforcimit Ander Herrera nga Athletic Bilbao.
Luke Shaw e Marcos Rojo nuk kanë debutuar ende me United, ndërsa trajneri holandez pret përforcime tjera në Old Trafford.
“Ju duhet të blini lojtarë, të cilët mund ta përmirësojnë ekipin tuaj. Kjo është arsyeja se përse e blemë Rojon, sepse ai mund të luajë këtu dhe aty (në dy pozita). Për ne, ai është lojtar mjaft i mirë”, deklaroi Van Gaal për ‘The Telegraph’.
“Ne ndoshta do të blejmë më shumë lojtarë, nuk i dihet kurrë”, vazhdoi ish selektori i Holandës. Objektiv numër 1 për Man Utd është Angel Di Maria.