Van Gaal kërkon përdorimin e teknologjisë

Louis van Gaal është ankuar se Manchester Unitedit i është mohuar një penallti në derbin e qytetit ndaj Cityt.

Sport

25/10/2015 18:11

Van Gaal ka kërkuar nga Federata Angleze, që ta përdor teknologjinë, në rastin e penalltive diskutabile, pasi një e tillë nuk iu akordua sot skuadrës së tij.

“Ishte ndeshje e vështirë për të dy ekipet. Ishim të pafat, ata kishin me fat. Patëm 90 minuta kontrollin e ndeshjes kundër Manchester Cityt. Nuk mund të ankohem. Por ne donim fitoren dhe nuk fituam. Duhet të kishim një penalti te Herrera. Ishte e lehtë për mua ta shikoja sepse pash gjithçka në xhirim të përsëritur. Gjyqtari ka vetëm një sekondë për vendim. Gjithmonë them se na duhet teknologjia moderne dhe jam i vetmi që po ftoj të përdoret”, ka thënë pas takimit Van Gaal për BBC.

United dhe City luajtën 0:0 në derbin e qytetit të Manchesterit.