Van Gaal jep dorëheqje?

Sipas lajmeve më të fundit që arrijnë nga mediat angleze, mësojmë se trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal është shumë pranë dorëheqjes me skuadrën e tij.

Sport

11/03/2015 14:31

Mediat në Angli raportojnë se fati i Van Gaalit te skuadra e Manchesterit do të vendoset gjatë muajit të ardhshëm, pasi skuadrën nga Old Trafford e presin ndeshje të vështira kundër Tottenhamit, Liverpoolit, Aston Villas, Manchester Cityt dhe Chelseas.

Këto janë ndeshje shumë të rëndësishme për Van Gaalin, dhe nëse i humbet shumicën prej tyre, atëherë e ardhmja e tij nuk është e gjatë te skuadra nga Old Trafford.

Dhe, mediat angleze raportojnë se trajneri holandez mundet që shumë lehtë gjatë muajit të ardhshëm të jap dorëheqje, duke marrë parasysh formën e dobët që po kalon skuadra angleze.