Van Gaal: Ja ku po dështojmë

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal thotë se skuadra e tij dështoi në finalizimin e aksioneve dhe kjo i kushtoi me barazim pa gola në udhëtim te Burnley.

Sport

30/08/2014 17:22

Menaxheri i ri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal është ankuar në finalizimin e dobët të aksioneve nga ana e skuadrës së tij.

Gjiganti anglez nuk fitoi as në kuadër të xhiros së tretë në Premierligë duke barazuar pa gola në udhëtim te Burnley. Dhe, holandezi është ankuar në rastet e pakonkretizuara të djelmoshave të tij.

“Ne ishim skuadër më e fortë, sidomos në pjesën e dytë. Ne krijuam raste por ju duhet t’i shënoni. Këto kemi dështuar. Avancimi vërehet por duhet të fitojmë”, deklaroi ai pas takimit.

“Një klub si Manchester United duhet të fitojë. Ne kemi dy pikë nga nëntë në dispozicion dhe kjo është dëshpëruese”, u shpreh ai.