Van Gaal ia këqyr gjoksin gazetares

Louis van Gaal është kapur mat. Trajneri holandez, gjatë një intervistë që ishte duke e dhënë për një televizion, shihet duke ia shikuar gjoksin gazetares që po e intervistonte.

Sport

24/07/2014 16:30

Louis van Gaal nuk ishte në pozitë aspak të lakmueshme, gjatë një interviste që e dha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po qëndron me ekipin e tij, Manchester United.

Trajneri holandez ishte duke e dhënë një intervistë pas fitores ndaj LA Galaxy, për televizionin Fox Sports, ndërsa ia shikoi gjoksat gazetares, e cila po e intervistonte.

Nuk jemi të sigurt nëse trajneri i deritashëm i Holandës i dha përgjigjet e duhura për këtë televizion…