Van Gaal i keqtrajton yjet

Legjenda e Holandës, Willem van Hanegem ka kritikuar menaxherin e Manchester Unitedit, Louis van Gaal, duke thënë se ai i keqtrajton yjet e ekipit.

Sport

14/03/2015 12:19

Louis van Gaal është duke i keqtrajtuar futbollistët e tij nga Manchester United, sipas legjendës së Holandës, Willem van Hanegem.

Ai e kritikon Van Gaalin për mungesë respekti ndaj Ryan Giggs, Radamel Falcao dhe Angel Di Maria.

“Ajo që e urrej është të shoh Van Gaalin se si e trajton Giggsin”, deklaroi Van Hanegem për “Daily Mirror”.

“Louis ka më shumë vëmendje se personi pranë tij. Louis ka luajtur për Telstar, Antwerp dhe Sparta Rotterdam, Giggs ishte gjigant si futbollist, ai meriton më shumë respekt”, u shpreh ai.

“Njësoj edhe me përforcimet e reja, Falcao dhe Di Maria”, u shpreh ai.