Van Gaal: Fitorja ndaj Arsenal, na bënë pretendent për titull
Manchester United udhëton në ‘Emirates’, për t’u përballur me Arsenalin, ndërsa në rast fitoreje do të rikthehej në pozitën e parë në Premier Ligë.

Sport
Menaxheri i United, Louis van Gaal, beson se nëse e mposhtin Arsenalin, ata do të shndërrohen në pretendent kryesor për titull.
“Për të arritur diçka këtë sezon, ne duhet të besojmë në këtë që kemi nisur. Mendoi se kemi një skuadër më të fort se vitin e kaluar dhe zgjedhjet janë më të mira. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët besojnë se do ta fitojmë titulli. Nëse e mposhtim Arsenalin kishim me dhënë një sinjal se jemi kandidatët kryesor për titull”, ka thënë Van Gaal.
Momentalisht Manchester City është lider i Premier Ligës, por me një ndeshje më shumë se United.