Van Gaal e ‘ndëshkon’ Van Persien

Robin van Persie nuk është në formë ideale dhe menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal është i gatshëm ta ndëshkojë duke e lënë në bankën e rezervistëve për ndeshjen e ardhshme kundër Crystal Palace.

Sport

06/11/2014 20:09

Robin van Persie rrezikon të mbetet jashtë formacionit bazë të Manchester Unitedit, derisa i riu James Wilson mund të luajë si titullar kundër Crystal Palace në fundjavë, raporton “Mirror”.

Van Persie ende nuk është paraqitur në formën e tij më të mirë këtë sezon duke realizuar vetëm tre gola në nëntë paraqitje. Dhe, menaxheri Louis van Gaal është i gatshëm ta ndëshkojë duke e lënë në bankën e rezervistëve.

Në vend të Van Persiet, nga minuta e parë mund të luajë 18-vjeçari Wilson, i cili debutoi me ekipin në edicionin e shkuar.

Wilson ka bërë katër paraqitje me Unitedin këtë sezon, por asnjë si titullar nën drejtimin e Van Gaalit.