Van Gaal e ‘harron’ Fletcherin (Foto)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal harroi se Darren Fletcher u largua nga klubi, dhe e emëroi në mesin e rezervistëve në ndeshjen kundër Cambridge United. 

Sport

04/02/2015 14:17

Një ditë di të jetë kohë e gjatë në futboll, e sidomos nëse jeni menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal.

Holandezi udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores 3:0 ndaj Cambridge United në FA Cup.

Mirëpo, ai harroi se kishte lejuar largimin e mesfushorit Darren Fletcher në West Bromwich Albion, vetëm 24 orë më herët.

Van Gaal e emëroi mesfushorin në mesin e rezervistëve, para se ta fshinte emrin e tij, duke e zëvendësuar me Ashley Young.