Van Gaal e do Alonson
Manchester United ka gjetur një objektiv të ri për mesfushë. Louis van Gaal është i interesuar për transferimin e yllit të Real Madridit, Xabi Alonso.
Sport
Derisa Juventus vazhdon të insistojë se Arturo Vidal nuk është në shitje, njësoj sikurse Roma me Kevin Strootman, Manchester United ka ndërruar objektivin e transferimit në qendër të mesfushës.
Sipas tabloidit britanik “Daily Express”, menaxheri i ri i gjigantit nga Old Trafford, Louis van Gaal është duke konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Real Madridit, Xabi Alonso.
32-vjeçari ka kontratë në Santiago Bernabeu deri më 2016 dhe së fundmi ka zgjuar spekulime se mund të largohet nga klubi pas ardhjes së Toni Kroos nga Bayern Munich.
Por, trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti i inkuadroi ata së bashku në formacionin bazë kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës të martën.