Van Dijk paralajmëron Maguiren pas transferimit rekord te Man Utd
Virgil van Dijk ka paralajmëruar Harry Maguire që titulli i "mbrojtësit më të shtrenjtë të botës" vjen me presion të shtuar pas transferimit rekord të anglezit në Manchester United.
Sport
Holandezi është i provuar me këtë gjë, pasi më parë e kishte epitetin e tillë, por lëvizja e Maguire prej 87 milionë euro nga Leicester në United ka përfunduar ‘sundimin’ 20-mujor të Van Dijk si mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.
Marrëveshja për ish-lojtarin e Hull Cityt u përfundua të hënën dhe ai mund të bëjë debutimin e tij me ‘Djajtë e Kuq’ këtë fundjavë në Premierligë, kur ndeshen me Chelsean, transmeton lajmi.net.
“I uroj fat të mbarë”, tha mbrojtësi i Liverpool përpara gazetarëve.
“Unë nuk mund të them asgjë për këtë sepse gjithmonë e dija se do vinte një kohë kur ajo do të ndryshonte [nuk do jem më mbrojtësi më i shtrenjt]. Kjo është merkatoja. Ai nuk ka asnjë ndikim në të, por i uroj fat”.
“Çmimi vjen me presion por nuk ndryshon shumë sepse gjithmonë keni presion në klube të mëdha si Man United”, potencoi holandezi. /Lajmi.net/