Van Dijk: Ndeshja ndaj Man Utd nuk është më e rëndësishmja e sezonit

Virgil van Dijk ka insistuar se ndeshja e Liverpool ndaj Manchester United nuk do të jetë ndeshja më e madhe e sezonit për skuadrën  e tij.

Sport

18/10/2019 10:16

Liverpool udhëton drejt ‘Old Trafford’ në krye të Premierligës, me 15 pikë më shumë se rivalët e Mançesterit.

Mbrojtësi holandez ka shprehur besimin se dueli Liverpool – Man Utd është më ia madh për tifozët sesa lojtarët.

“Është masiv, por është më masiv për tifozët. Mendoj se të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë aq të mëdha sa kjo” ka thënë Van Dijk për ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

“Nuk mendoj se është ndeshja më e madhe e sezonit, përkundër atmosferës.”

“Ndeshjet më të mëdha janë në Ligën e Kampionëve, dhe ato të cilat me shpresë do t’i fitojmë për titullin e Premierligës” shtoi kandidati për ‘Topin e Artë’.

Liverpool do të synojë që të vazhdoj rekordin 100% të këtij fillim sezoni, për të mbajtur distancën me Manchester City. /Lajmi.net/