Van Dijk me deklaratë të madhe rreth ‘Topit të Artë’
Virgil van Dijk mund të humbasë 'Topin e Artë' për shkak të Lionel Messit, por ylli i Liverpool këmbëngul se nuk ka humbës në mesin e të nominuarve.
Sport
Holandezi ishte e jashtëzakonshëm me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve të sezonit të kaluar dhe mund të bëhet mbrojtësi i parë që fiton çmimin që nga Fabio Cannavaro në vitin 2006.
Një dokument i zbuluar tregon se Messi e ka fituar çmimin për herë të gjashtë, duke mposhtur Van Dijk dhe Mohamed Salah, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, qendërmbrojtësi nuk do të shqetësohet nëse dokumenti është i saktë, pasi ai beson se të gjithë kur shpallet çmimi do të jenë fitues.
“Nuk ka humbës në atë mbrëmje”, tha Van Dijk.
“Jam shumë krenar që jam mes tyre, të jem atje për mënyrën s si kam performuar me ekipin vitin e kaluar dhe gjithashtu me vendin”.
“Është thjesht diçka për t’u krenuar sepse jo shumë lojtarë shkojnë atje dhe bëhen gati për këto lloj gjërash. Nuk ka humbës atë mbrëmje – ne do të shohim se çfarë ndodh”, u shpreh ai. /Lajmi.net/