Van Dijk: Kështu do ta ndalim Messin

Virgil van Dijk pranon se Liverpool duhet të jetë në më të mirën e tyre për të ndalur Lionel Messin në përballjen gjysmëfinale.

Sport

18/04/2019 09:54

Liverpool dhe Barcelona do të takohen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Skuadra e Liverpoolit para vetes ka një sfidë aspak të lehtë, me Lionel Messin që po kalon formën më të mirë në sezonet e fundit.

“Nuk e di, ne do të shohim. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer për të gjithë ne”, ka deklaruar Van Dijk në pyetjen se si Liverpool do të ndal Messin, përcjell ‘lajmi.net’.

“Është diçka që duhet ta bëjmë të gjithë së bashku, nuk është kurrë një kundër një, nuk është një sfidë e imja kundër një sulmuesi të veçantë”.

“Është gjithmonë ne kundër të gjithëve, dhe kjo është mënyra e mirë se si mund të mbrohemi”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe besoj se ai është lojtari më i mirë në botë, por ne do të shohim”./Lajmi.net/