Van Dijk ka një mesazh për lojtarët e Man Utd, para derbit të tyre ndaj Man City

E gjithë vëmendja e adhuruesve të futbollit, sidomos atyre që përcjellin Premierligën, është kthyer kah ndeshja Manchester United – Manchester City.

Sport

22/04/2019 22:01

Rivalët lokal do të takohen me njëri tjetrin në ndeshjen që do të jetë e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë.

Manchester City në kërkim të mbrojtjes së titullit të kampionit dhe Manchester United në kërkim të një vendi që siguron garat e Ligës së Kampionëvve, pritet të sjellin një nga ndeshjet më interesante të këtij edicioni.

Lidhur me këtë ndeshje, disa komente ka dhënë edhe Virgil Van Dijk, skuadra e të cilit garon me ‘Citizens’ për titullin e kampionit.

Ai u ka bërë thirrje lojtarëve të rivalit të përbetuar që të japin më të mirën nga vetja, për t’i bërë favor vetës dhe mos ta mendojnë skuadrën e Liverpool.

“Ata duhet t’i bëjnë vetës një favor” ka thënë mbrojtësi i Liverpool për ‘RTE’, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk duhet të kemi influencë në atë, por ata janë akoma duke garuar për Ligën e Kampionëve dhe duhet të marrin rezultat pozitiv” ka shtuar holandezi.

Në takimin e së mërkurës, është skuadra e Manchester City ajo që futet si favorite absolute. Do të jetë e vështirë për United që të marrin diçka nga ai takim. /Lajmi.net/